Ndërlidhjet

JERUSALEM


Forcat izraelite e vazhduan sot fushatën ushtarake në territoret palestineze, duke e vënë nën kontroll qytetin Nablus, në Bregun Perëndimor.
Ushtarakët izraelitë thanë se kanë arrestuar 1.100 palestinezë gjatë fushatës, siç thonë, të nevojshme për ndalimin e sulmeve terroriste kundër izraelitëve.
Rreth 200 palestinezë ende mbeten të rrethuar në një kishë të lashtë, ndërsa besohet që prej dje 20 palestinezë të jenë vrarë.
Lideri Yasser Arafat ende mbetet i rrethuar në selinë e tij. Autoriteti Palestinez ndërkaq u ka bërë thirrje palestinezëve të mobilizojnë të gjitha resurset për luftë të gjatë kundër Izraelit.
XS
SM
MD
LG