Ndërlidhjet

BEOGRAD


I deleguari i Shteteve të Bashkuara që mbikëqyr krimet e luftës u tërhoqi vërejtjen liderëve jugosllavë që t,i “dorëzojnë urgjentisht” të akuzuarit në Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë, ndryshe ballafaqohen me sanksione ekonomike ndërkombëtare.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara i angazhuar për krimet e luftës, Pierre-Richard Prosper, i bëri këto vërejtje në Beograd pas bisedimeve me kryeministrin e Serbisë, Zoran Xhinxhiq.
Prosper tha se sekretari amerikan i shtetit,Colin Powell është “shumë i brengosur” për mungesën e bashkëpunimit të qeverisë jugosllave me Tribunalin.
Presidenti Vojisllav Koshtunica diskuton sonte çështjen me zyrtarët tjerë më të lartë jugosllav.
XS
SM
MD
LG