Ndërlidhjet

MOORE:"LUFTA KUNDER KRIMIT - PRIORITET I KOSOVES"


PATRICK MOORE, analist i radios Evropa e Lire

REL: Zoti Mur, pse Beogradi heziton te bashkepunoj me Tribunalin e Hages?

P. MOORE: Mendoj që ajo që po shikojmë këtu është thjesht pjesë e kapitullit të fundit, apo e një rrefimi që ka kohë që vazhdon. Është e qartë se praktikisht askush në udhëheqjen e Serbisë nuk ka qendrim te sinqerte sa i perket përgjegjësisë për luftën edhe krimet e luftës, dhe faktin se Serbia duhet të reformojë veten dhe kulturën e vet politike, ashtu siç u desh të bënin gjermanët pas luftës së dytë botërore. Kjo qeshtje me gjase trajtohet vetem nga nje grusht i limituar intelektualesh ne Serbi…….
Sipas mendimit tim Koshtunica dhe njerëzit rreth tij, janë përgjegjës për dështimin në përmbushjen e afateve të caktuara nga Kongresi amerikan, që duhet të konfirmoheshin nga Sekretari i Shtetit Kolin Pauell se Beogradi po sillet sipas standardeve ndërkombëtare të civilizuara.
Tani pse po e bëjnë këtë?
Bashkëpunëtorët e Koshtunicës mendojnë se ende luhet loja për pushtet politik e shekullit të 19-të, se mund të luajnë lojën e pushteteve kundër njëri tjetrit, ashtu siç bëri Serbia dhe fqinjët e saj në shekullin e 19 dhe 20, ashtu si veproi Tito. Ata mendojnë se mund të injorojnë amerikanët, përsa kohë janë “djem të mirë” në sytë e Bashkimit Evropian.
Le të rikujtojmë se çfarë ndodhi në Mars. Autoritetet e Beogradit bënë paqe me Bashkimin Evropian duke pranuar propozimet e Havier Solanës dhe duke i nënshkruar ato me Gjukanoviçin. Patën incidentin e shëmtuar që përfshiu një diplomat amerikan dhe ish gjeneralin Perishiç, me të cilin treguan se “tani që i kemi evropianët në xhep mund t’i injorojmë amerikanët”. Ky ishte mesazhi.
Dhe tani mesazhi që kemi është ky:“nuk na intereson se çfarë mendojnë amerikanët, ne kemi evropianët në xhep”. Nga ana tjetër Bashkimi Evropian ka rikonfirmuar se do të vazhdojë t’i japë Beogradit ndihmë financiare, pavarësisht nga qëndrimi i tij ndaj Tribunalit të Hagës dhe kështu njerëzit rreth Koshtunicës mendojnë se mund të vazhdojnë të luajnë këtë lojë të balancës së pushteteve. Gjinxhiçi i di pak më mire gjerat, por nuk shoh se si do të mund të vazhdojnë me tej, duke injoruar kërkesat amerikane. Amerikanët nga ana e tyre nuk do të pranojnë më premtimet e përjetshme të Koshtunicës që “sot do ta miratojmë një ligj dhe nesër do ta miratojmë një ligj”.

REL: Zoti Mur shefi i UNMIK-ut, Mihal Shtajner kete jave vizitoi Beogradin. Si e komentoni kete vizite?

P. MOORE: Per dallim nga paraardhesi i tij Hakerup, Michael Steiner tha që në fillim se çështjet e Prishtinës zgjidhen në Prishtinë dhe çështjet e Beogradit zgjidhen në Beograd. Ai nuk do të përzihet në politikën serbe dhe në të njëjtën mënyrë nuk do që Beogradi të përzihet në punët e Kosovës. Kjo ishte një deklaratë mjaft e nevojshme dhe e rëndësishme dhe shpresoj që do t’i përmbahet esencës së saj.
Personalisht mendoj se nuk ishte i dobishëm fakti që ai i zhvilloi bisedimet për përbërjen e strukturave qeverisëse të Kosovës, përfshirë përbërjen e zyrës së tij në Beograd, në vend që t’i diskutonte publikisht në Prishtinë, edhe pse ato i zhvilloi privatisht në Beograd. Shpresoj që gjërat do të trajtohen në mënyrë më diplomatike në të ardhmen, në mënyrë që të mos u krijohet përshtypja shqiptarëve në Kosovë, serbëve në Serbi dhe lidershipit në Beograd, se vendi ku zgjidhen dhe diskutohen çështjet e Kosovës është Beogradi. Kjo është shumë e gabuar. Nga ajo qe e dij dhe e kam degjuar eshte e qart se shumë njerëz të politikës në Serbi janë koshientë se e kanë humbur Kosovën, pavarresisht qe kete nuk mund ta thone publikisht dhe as votuesve. Megjithatë sa më shpejt të largohen votuesit serbë nga iluzioni se kanë pushtet mbi Kosovën, më mirë do jetë për të gjithë.
Mendoj se është shumë e rëndësishme që Serbia të mos humbi më kohën dhe energjitë e veta në Kosovë apo Mal të Zi, por të fillojë të përqëndrohet në problemet e veta. Ky do të jetë një hap i rëndësishëm drejt reformës së kulturës politike të Serbisë, apo asaj që disa intelektualë përparimtarë e quajnë denacifikim i Serbise. Pra, sa më parë që serbët të largohen nga iluzioni se ende luajnë rol në Kosovë mendoj se është më mirë për të gjithë, sidomos për Serbinë.

REL: Kryeministri i Kosoves Bajram Rexhepi ka deklaruar se lufta kunder korrupsionit dhe krimit eshte nje nga prioritetet e qeverise se tij. Cdo te thote kjo qeshtje per Kosoven?

P. MOORE: Mendoj se kjo do të thotë gjithcka. Siç e dimë çështjet që populli i Kosovës i ka më afer zemres janë progresi, prosperiteti dhe pavarësia dhe të gjitha varen nga mposhtja e krimit dhe e korrupsionit. Është evidente se në rast se elementet kriminale dominojnë ekonominë dhe strukturat sociale, do të ketë përfitime kolosale për ta dhe pak përfitime për njerëzit e thjeshtë. Në rast se ekonomia klasifikohet si e ndërlidhur me krimin jashtë vendit, investorët e huaj nuk do të duan të investojnë dhe do të ketë më pak vende pune për njerëzit. Sa i përket pavarësisë jam i sigurt se të gjithë ne Kosove e dijnë shumë mirë se ka shumë njerëz në komunitetin ndërkombëtar dhe jo vetëm mbeshtetesit e Beogradit, që u besojnë argumenteve të përhapura nga Beogradi gjatë viteve, se Kosova është në të vërtetë vendi i korrupsionit, i trafikantëve të drogës dhe njerëzve, i trafikantëve të armëve dhe cigareve, etj. Dhe një nga argumentet më të forta të nxjerra në qarqe shumë serioze perëndimore kunder pavaresise, është se nëse Kosova bëhet e pavarur pa e pastruar veten nga krimi, do të jetë një lloj “Shteti i Al kapones,” dhe se kjo paraqet nje kercenim per sigurine. Pra në rast se kosovarët nuk do japin prova se mund të luftojnë krimin në shtëpinë e tyre, dhe të zgjidhin çështjet e tyre, të paktën sa vendet e tjera në Ballkan, atëhere askush nga komuniteti nderkombetare nuk do t’i mbështesë kërkesat e tyre për pavarësi. Kosoves askush nuk do t’ja ofrojë pavarësinë në pjatë argjendi, sepse ajo duhet të fitohet. Dhe mënyra e parë se si mund të fitohet, përveç krijimit të strukturave të qëndrueshme politike, sistemit demokratik, është lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Dhe i uroj qeverisë shumë suksese në këtë drejtim sepse nga kjo varet e ardhmja e Kosovës.
XS
SM
MD
LG