Ndërlidhjet

MADRID


Kombet e Bashkuara kanë nisur sot konferencën një javore kushtuar sfidave që paraqet njw botë në të cilën qeniet njerëzore jetojnë më gjatë dhe sjellin në jetë më pak fëmijë. Sipas parashikimeve, deri në vitin 2050, do të trefishohet numri i personave mbi 60 vjeç, çfarë do të bënte që për të parën herë në histori, numri i personave të moshuar të tejkalonte atë të të rinjve. Ekspertët paralajmërojnë se një trend i këtillë mund të shkaktojë krizë ekonomike dhe sociale, pasi të ardhurat nga taksat nuk do të mundësonin mbulimin e pensioneve dhe shërbimit shëndetësor për të moshuarit.
XS
SM
MD
LG