Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon tha në parlament se armata do të vazhdojë ofenzivën e sajë në territoret palestineze “derisa të kompletojë misionin për shpartallimin e militantëve palestinezë” dhe akuzoi Arafatin për dhunën në rajon.
“Arafat ka formuar në territoret nën kontrollin e tij regjimin e terrorit, në mënyrë të organizuar dhe zyrtare, trajnon terroristët, i finansonë dhe armatosë dhe i dërgon në operacione vrastare anembanë Izraelit”, tha kryeministri.
Kryenegociatori palestinez, Saeb Erakat tha se fjalimi i Sharonit në parlament ishte “shpallje për fundin e procesit të paqës, fundin e Ujdisë së Osllos dhe fundin e Autoritetet palestinez”.
XS
SM
MD
LG