Ndërlidhjet

HAGË


Në Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës vazhdoi procesi gjyqësor kundër ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq me paraqitjen e dy dëshmitarëve të cilët paraqitën fakte për mizoritë e bëra nga forcat jugosllave në Kosovë, në vitet 1998-1999.
Gjykimi vazhdoi me dyer të mbyllura për opinionin, për shkak të dëshmisë së dëshmitarëve të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk u zbulua.
Ndërkohë, një gjykatë e Serbisë ka akuzuar dy serbë për krime lufte në Kosovë lidhur me vrasjen e 19 civilëve shqiptarë në Podujevë.
XS
SM
MD
LG