Ndërlidhjet

KABUL


Dy anëtarë të dyshuar të al Kaidës e vranë një roje afgane dhe i plagosën 7 të tjerë në sulmin ndaj grupit që e mbronte bazën e forcave speciale amerikane në Afganistan.
Në shkëmbim zjarrin që pasoi, të dy sulmuesit më pas u vranë.
Ndërkohë, policia ka arrestuar në Xhalalabad disa persona, të ndërlidhur me përpjekjen për atentat ndaj ministrit afgan të Mbrojtjes Mohammad Fahim.
Ministria e Mbrojtjes tha se të dyshuarit kryesorë janë militantët e grupit fundamentalist Hezb-i-Islami.
XS
SM
MD
LG