Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli nuk e ka caktuar afatin për tërheqjen e trupave të veta nga territoret e okupuara palestineze, tha Sekretari i Shtetit Colin Powell.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin Powell në Jerusalem, kryeministri izraelit Ariel Sharon tha se shpreson që ofenziva ushtarake të përfundojë “së shpejti”.
Sekretari amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë nevojën dhe përcaktimin e Izraelit për të luftuar kërcënimet terroriste, por shtoi se Uashingtoni duhet t’i ketë parasysh “pasojat afatgjata strategjike” të ofenzivës izraelite në Bregun Perëndimor.
Powell tha se është për bisedime të hapura me liderin palestinez Yasser Arafat në selinë e tij në Ramallah.
Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se “qindra” palestinezë janë vrarë dhe plagosur gjatë rrethimit të kampit afër qytetit Xhenin.
XS
SM
MD
LG