Ndërlidhjet

BAZA AJRORE BAGRAM/AFGANISTAN


Aramata e Shteteve të Bashkuara njofton se forcat e koalicionit kanë vrarë disa ekstremistë të dyshuar al Kaidas dhe kanë arrestuar të tjerë në operacione të veçanta në Afganistan.
Zëdhënësi i armatës, majori Bryan Hilferti tha se trupat e koalicionit ishin angazhuar në një konfrontim me armë që rezultoi me vdekjen e luftëtarëve të dyshuar të armikut në një lokacion që nuk e përcaktoi.
Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kishin ndërmarrë operacione gjurmimi për asgjësimin e xhepave të fundit të rrjetit terrorist al Kaida të Osama bin Ladenit dhe mbështetësve të tyre talibanë.
XS
SM
MD
LG