Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ish komandanti i armatës jugosllave, gjenerali Dragoljub Ojdaniq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë, ka deklaruar se “ndien obligim moral” që të vetëdorëzohet në Tribunalin e Hagës, pas miratimit të ligjit për bashkëpunim me Gjykatën nga ana e parlamentit federal.
Mediat e Beogradit njoftojnë gjithashtu se disa shtetas jugosllavë të akuzuar nga Tribunali i Hagës janë në kontakt me autoritetet jugosllave dhe serbe të drejtësisë dhe policisë lidhur me daljen para Gjykatës së Hagës.
XS
SM
MD
LG