Ndërlidhjet

BISHEK


Udhëheqësi i qendrës anti-terroriste në Bishek të Komonveltit të Vendeve të Pavarura, gjenerali Boris Mylnikov tha se prania afatgjate e Shteteve të Bashkuara në Azinë Qëndrore i shërbenë kryesisht interesave amerikane.
Gjenerali Mylnikov ka thënë se përparësitë e Shteteve të Bashkuara janë të qarta- Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të kishte siç ka thënë- “kontroll afat-gjatë në shtetet e Azisë Qendrore dhe ato fqinje”.
Ai ka thënë se prania amerikane do ti bënte shtetet e Azisë Qendrore cak të grupeve sikurse talibanët apo al Kaidasit ose terroristëve dhe ekstremistëve tjerë që kundërshtojnë qëllimet amerikane.
XS
SM
MD
LG