Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Sekretari i shtetit Colin Powell sot i filloi bisedimet me liderin palestinez Yasser Arafat në selinë e tij në Ramallah.
Para takimit, negociatori palestinez Saeb Erekat tha se gjendja në territoret palestineze është keqësuar prej fillimit të misionit diplomatik 7 ditësh të sekretarit amerikan të shtetit.
Në fund të vizitës në Lindjen e Mesme, Powell udhëton në Kairo për të takuar presidentin Hosni Mubarak.
Sot në mëngjes, forcat izraelite hynë dhe bënë arrestime në paralagjen palestineze Issawiyah ( Isavije) në Jerusalem.
Ndërkohë, Izraeli nën masa të rrepta sigurie sot e shënon 54 vjetorin e pavarësisë.
XS
SM
MD
LG