Ndërlidhjet

HAGË


Eksperti ushtarak britanik, koloneli Richard Ciaglinski, duke dëshmuar në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit për krime lufte tha para Tribunalit se armata jugosllave kishte planin për eliminimin e guerrilëve të Kosovës dhe pastaj dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Kosova përgjithmonë.
Richard Ciaglinski tha se një oficer i lartë i ushtrisë jugosllave, të cilin nuk e identifikoi, i kishte zbuluar planin derisa ai punonte për Misionin verifikues në Kosovë, që mbikëqyrte armëpushimin e vitit 1998.
Millosheviq ka kërkuar që zyrtari jugosllavë në fjalë të thirret si dëshmitar nga Gjykata e Hagës.
XS
SM
MD
LG