Ndërlidhjet

BEOGRAD


Arrestimi i komandantit serb të Bosnjes, Ratko Mlladiç dhe transferimi i tij në Hagë, pritet të jetë temë qendrore e bisedave të kryeprokurores së Gjykatës Penale të Hagës, Karla del Ponte, me zyrtarët e lartë serbë gjatë vizitës së sotme në Beograd. Del Ponte e cila ka kohë që thotë se i padituri për krime lufte gjendet në Jugosllavi, ka akuzuar autoritetet ushtarake në vend se janë duke e ndihmuar Mlladiçin t’i fshihet drejtësisë.
XS
SM
MD
LG