Ndërlidhjet

OTAVË / PENSHAVAR


Kanadaja ka raportuar se katër ushtarë të saj në Afganistan janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur, kur gjatë një séance rutinë stërvitore, janë qëlluar me bombë të hedhur aksidentalisht prej një aeroplani amerikan F-16. Ushtarakë të Shteteve të Bashkuara njoftojnë se ka nisur hetimi rreth rastit. Një tjetër shpërthim bombe ka ndodhur në mëngjes, në një qendër tregtare në Afganistanin jug-lindor, me ç’rast janë vrarë tre klientë.
XS
SM
MD
LG