Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush, pasi u informua nga sekretari i shtetit për turneun e tij në Lindje të Afërt e quajti të suksesëshëm misionin e Colin Powell, tha se është i kënaqur nga vala e tërheqies së trupave izraelite nga Bregu perëndimor ,bëri thirrje për tërheqie të vazhdueshme dhe drejtoi një mesazh për palestinezët.
“Autoriteti palestinez duhet të veprojë në pajtim me dënimin e terrorizmit nga ana e tij.Izraelitët po tërhiqen nga Xhenini dhe Nablusi dhe ata duhet të vazhdojnë tërheqien, e vendet arabe duhet të dënojnë terrorin, të ndërpresin fondet për terror dhe ta bëjnë të qartë se njerëzit vetëvrasës me bomba nuk janë martirë, por vrasin njerëz të pafajshëm”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se lideri palestinez, Yasser Arafat do të mbahet përgjegjës për aksionet e tij.
XS
SM
MD
LG