Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan i bëri apel Këshillit të Sigurimit që të autorizojë një forcë shumkombëshe, një “koalicion vullnetmirësh”, për të vendosur qetësinë në Lindje të Afërt, që nuk do të ishin helmet-kaltër paqësorë të OKB-së.
Forca do të vëzhgonte tërheqien e trupave izraelite në pozicionet që kishin para 18 muajsh, do të mbikëqyrte respektimin e armëpushimit dhe do te bënte të sigurtë se Autoriteti palestinez ndërtonë forca përgjegjëse sigurie dhe policie.
Deploimi i kësaj force, tha Annan do të krijonte ambient stabil që do të mundësonte vazhdimin e bisedimeve me qëllim të zgjidhjes politike, sepse Izraeli dhe palestinezët janë të pafuqishëm të zgjidhin vetmas konfliktin.
XS
SM
MD
LG