Ndërlidhjet

XHENIN


Forcat ushtarake izraelite e përfunduan tërheqjen e plotë nga qyteti i shkatërruar i Xheninit.
Ministri palestinez i Informatave Yasser Abed Rabo tha se largimi i izraelitëve nuk paraqet “tërheqje reale”.
Në kampin e refugjatëve në Xhenin palestinezët sot i varrosën 35 kufomat e të vrarëve gjatë ofenzivës ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor.
Deri tani janë konfirmuar gjithsejt 39 palestinezë të vrarë.
Ministri i Jashtëm i Spanjës Jose Pique ka kërkuar hetime rreth ofenzivës në Xhenin, ndërsa Kryqi i Kuq Ndërkombëtar sot për herë të parë i vizitoi palestinezët e mbyllur në kampin Ofer.
XS
SM
MD
LG