Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush përsëriti thirrjen për vazhdimin e tërheqies Izraelite nga territoret e pushtuara palestineze dhe sërish u bëri thirrje vendeve arabe që të konfrontojnë terrorin në vet rajonin e tyre.
“Të gjitha palët duhet të pranojnë se e vetmja zgjidhje afatgjate është për dy shtete-Izraeli dhe Palestina, që do të jetonin pranë e pranë në siguri dhe paqë”,tha Bush në radiofjalimin drejtuar kombit.
Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të punojnë në drejtim të këtij vizioni për paqë në Lindje të Afërt” sikurse që do të “vazhdojnë që të shkojnë tutje me luftimin e terrorizmit global”.
XS
SM
MD
LG