Ndërlidhjet

PARIS


Pas rezultateve pesimiste të votimeve të djeshme, kryeministri francez, Lionel Zhospë, ka njoftuar tërheqjen nga politika.
Nacionalisti i të djathtës ekstreme franceze, Zhan Mari Lë Pen, duket se do të përballet me presidentin Zhak Shirak, në raundin e dytë të garës për president, pas rezultateve shokuese të raundit të parë, ku ai fitoi dicka më shumë se 17 % të votave kundrejt 19.7% të siguruara nga Shirak.
Presidenti aktual francez, Shirak, tha se fitorja e Lë Pen po vë në diskutim vlerat e Francës. Ai u bëri thirrje zgjedhësve të bëjnë përpjekje që të ruajnë demokracinë.
Fitorja elektorale e Lë Pen, ka shkaktuar protesta në shumë qytete franceze pasi ai njihet për retorikat e tij anti-emigrante gjatë fushatës elektorale, si dhe për deklaratën e famshme të vitit 1987 se Holokausti është thjesht një “detaj i historisë”.
XS
SM
MD
LG