Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan emëroi misionin pesë-anëtarësht “të gjetjes së fakteve” që të përcaktojnë se çfar ka ndodhur gjatë sulmit ushtarak izraelit në kampin e refugjatëve palestinezë në Xhenin të Bregut perëndimorë, ku do të niset brenda javës.
Misioni do të udhëhiqet nga ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari dhe do të përbëhet nga ish-Komisionerja e lartë e OKB-së për refugjatë, Sadako Ogata dhe ish-udhëheqësi i Komiteteit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Cornelio Sammaruga.
Annan ka emëruar gjeneralin amerikan, William Nash-këshilltar ushtarak të misionit dhe irlandezin Peter Fitzgerald si këshilltar policor, që të dy me përvoja nga misionet në Ballkan.
XS
SM
MD
LG