Ndërlidhjet

BEOGRAD


Autoritetet e Beogradit duket ta kenë shtyrë edhe për disa orë afatin e fundit të dorëzimit të të dyshuarve për krime lufte, kur deklaruan se emrat nuk do të bëhen publike deri sot në mesnatë, pasi siç thuhet, shumë janë në negocijata për kushtet e dorëzimit. Nga lista me 23 të dyshuar, të akuzuar nga Gjykata Penale e Hagës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë, Bosnje e Kroaci, mbrëmë thanë se do të dorëzohen vullnetarisht ish-shefi i armatës jugosllave, Dragoljub Ojdaniç dhe ish-drejtuesi serb nga Kroacia, Millan Martiq.
XS
SM
MD
LG