Ndërlidhjet

BEOGRAD


6 nga 23 serbë të akuzuar për krime lufte janë të gatshëm t’i dorëzohen Tribunalit të Kombeve të Bashkuara, tha ministri i jashtëm jugosllav.
Goran Svilanoviq shfaqi shpresën se disa prej tyre do të transferohen në Hagë brenda disa ditësh.
Në mesin e tyre janë gjenerali Dragoljub Ojdaniq dhe ish zëvendës-kryeministri jugosllav Nikolla Shainoviq, të akuzuar për krimet dhe mizoritë e bëra në Kosovë
Lista nuk përfshin më të kërkuarit, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, të akuzuar për krime në Bosnje.
Ndërkaq kryeministri serb Zoran Xhingjiq, tha se Serbia, Tribunalit të Hagës do t’i dorëzojë 30 të akuzuar.
XS
SM
MD
LG