Ndërlidhjet

KOPENHAGË


Fridrih Orter nga Austria dhe Pavel Sheremet nga Bellorusia, janë fituesit e çmimit të sivjemë për gazetari dhe demokraci, që e ndan Asambleja parlamentare e OSBE-së.
Çmimi në vlerë prej 20 mijë dollarë ndahet për promovimin e parimeve të OSBE-së, si të drejtat e njeriut, demokracinë dhe rrjedhjen e papenguar e informatave.
Orter është shpërblyer për raportimet e paanshme nga Ballkani dhe Afganistani, kurse Sheremet për raportet e guximshme mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në Bellorusi.
XS
SM
MD
LG