Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit ka i filluar konsultimet urgjente, pas vendimit të Izraelit për të mos i lejuar misionit të Kombeve të Bashkuara të hetojë gjendjen në Bregun Perëndimor, pas ofenzivës ushtarake izraelite në kampin palestinez në Xhenin.
Sekretari i përgjithshëm Kofi Annan e hodhi poshtë kërkesën e Izraelit për shtyrjen e misionit, dhe tha se misioni hetues i Kombeve të Bashkuara deri të shtunën pritet të arrijë në Lindjen e Mesme.
Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara tha se Uashingtoni ende e mbështet misionin e planifikuar.
Komisioni u formua pas akuzave se forcat ozraelite kanë kryer masakra në kampin e refugjatëve palestinezë në Xhenin.
XS
SM
MD
LG