Ndërlidhjet

SHKUP


Në kuadrin e reformave ushtarake, deri nga fundi i javës do të promovohet njësiti i ri ushtarako-policor anti-terrorist në Maqedoni i stërvitur nga instruktorë britanikë dhe amerikanë, që do të jetë nën komandën e drejtëpërdrejtë të presidentit Boris Trajkovski, njohtojnë mediat vendore.
Një grup instruktorësh ushtarakë dhe policorë të Maqedonisë kishin filluar trajnimin anti-terrorist nën mbikëqyrjen ndërkombëtare nga muaji shkurt në Shtip.
Në kuadrin e reformave ushtarake, Maqedonia do të krijojë njësitin special prej 3.600 trupash, të stërvitur për spektër të gjërë operacionesh speciale.
XS
SM
MD
LG