Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ,Kofi Annan, në raportin e publikuar derisa filloi debati publik për bartjen e autoriteteit tek qeveria e përkohëshme e Kosovës, i ka tërhequr vëmendjen Këshillit të Sigurimit se çfardo tërheqie e nxituar e administratës së Kombeve të Bashkuara nga Kosova do të krijonte vakum pushteti dhe jostabilitet.
Annan ka kërkuar nga shefi i UNMIK-ut ,Michael Steiner që të nënvizojë objektivat që duhet të plotësohen para se të mund të fillojnë bisedimet për statusin final të Kosovës.
Shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner i tha Këshillit të Sigurimit se këto objektiva përfshijnë fuqizimin e pushtetit ligjor, lirinë e qarkullimit, egzistencën e institucioneve shtetërore që funksionojnë, respekt për të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mbesin dhe kthehen, dhe dialog të normalizuar me Beogradin.
Michael Steiner bëri apel për mbështeje
të vazhdueshme finasiare dhe teknike të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar dhe siguruar transferimin stabil të pushtetit në autoritetet vendore të Kosovës.
Në debatin publik ka qenë i pranishëm dhe ka folur edhe zëvendës kryeministri i Serbisë ,Nebojsha Çoviq.
XS
SM
MD
LG