Ndërlidhjet

SHKUP


Banorë të revoltuar shqiptarë kishin blokuar rrugët rreth Tetovës dhe Gostivarit dhe kanë penguar policinë multi-etnike të patrollojë në disa fshatra,tha zëdhënësi i qeverisë.
Banorët e atjeshëm kërkojnë lirimin e disa të burgosurve shqiptarë për lidhje të supozuara me ish kryengritësit shqiptarë, që nuk u liruan me Ligjin e amnestisë.
Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe diplomatë Perëndimorë e kanë kritikuar këte aksion të banorëve të atyre anëve duke e cilësuar si shkelje të Marrëveshjes paqësore.
XS
SM
MD
LG