Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësuesit e Postë Telekomit të Kosovës dhe Alb Telekomit të Shqipërisë e nënshkruan sot marrëveshjen për lidhjen e rrjetit telefonik të Kosovës me atë evropian, përmes nyjes telekomunikuese të Durrësit.
Në emër të Postë Telekomit të Kosovës, marrëveshjen e nënshkroi Leme Xhema, kurse për Alb Telekomin shqiptar Sokol Godo.
Udhëheqësia e Telekomit të Kosovës tha se lidhja përmes Durrësit është shumë më ekonomike se ajo që ka qenë përmes Beogradit, kurse edhe çmimi i impulsit do të jetë më i lirë.
XS
SM
MD
LG