Ndërlidhjet

KABUL


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld bisedoi në Kabul me liderin e përkohëshëm të Afganistanit, Hamid Karzai dhe zyrtarët tjerë lidhur me sigurinë dhe luftën kundër elementeve të mbetura talibane dhe al Kaidase.
Duke folur para Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan ,Rumsfeld tha se terrorizmi do të mposhtet dhe se Afganistani ishte arena e parë, por jo e fundit.
“Bota është e vendosur të ndal tiraninë e terrorizmit, dhe këte nuk mund ta bëjë vetëm një vend i vetëm, por një koalicion vendesh madhështore që qëndron në linjën e frontit midis lirisë dhe drojës kundër një të keqe që nuk mund të anashkalohet, por të mposhtet”, tha Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG