Ndërlidhjet

logo-print

HEBRON


Izraeli po harton plane për tërheqien e forcave nga selia e rrethuar e Yaseer Arafatit në Ramallah, por ndërmori operacione në qytetin e Hebronit, ku u vranë së paku 9 palestinezë dhe u arrestuan 17 të tjerë.
Zyrtari i ministrisë së Jashtëme izraelite, Gideon Meier lidhur me operacionin tha:“Izraeli nuk ka zgjedhje tjetër veç se të shkojë në Hebron me qëllim të ndjekjes së terroristëve dhe infrastrukturës së terrorizmit që ndodhet atje dhe ka lëshuar rrënjë”.
Ndërkaq, ministri palestinez për informim , Yasser Abed Rabo, këte hap të qeverisë izraelite e quajti “riokupim të Hebronit” dhe deklarim i qëllimeve të saja që të “vazhdojë luftën kundër popullit palestinez”.
XS
SM
MD
LG