Ndërlidhjet

logo-print

TBILISI


Ministri i Mbrojtjes i Gjeorgjisë tha se arritja e 20 ushtarëve amerikanë dje në Tbilisi është “në pajtim me planin”, dhe pritet arritja edhe e 150 forcave tjera për operacione speciale, të cilat do të ushtrojnë trupat vendase në taktikat anti-terroriste.
Programi ka për qëllim të ndihmojë forcat gjeorgjiane për luftimin e terrorstëve, në veçanti ekstremistëve myslimanë, në grykën Pankisi afër kufirit me republikën kryengritëse Çeçene të Rusisë.
Zyrtarët amerikanë thonë se luftëtarët mund të jenë të ndërlidhur me rrjetin terrorist al Kaida të Osama bin Ladenit.
XS
SM
MD
LG