Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Pakistan, njoftoi se udhëheqësi ushtarak, presidenti Pervez Musharraf, ka fituar me 98 % të votave, në referendumin që i thotë PO qëndrimit të tij për pesë vjet të tjera në detyrë. Grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ato opozitare në Pakistan, kanë kritikuar ashpër referendumin. Kryesuesi i Komisionit të pavarur pakistanez për të Drejtat e Njeriut, tha sot se vëzhguesit kanë konstatuar çfarë ai i quajti, “shkelje flagrante të procedurave zgjedhore”.
XS
SM
MD
LG