Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez Yasser Arafat sot doli nga selia e tij në Ramallah, pas 34 ditë rrethimi nga forcat izraelite.
Largimi i tij u bë disa orë pas tërheqjes së forcave izraelite nga Ramallahu.
Arafati e kritikoi ashpër ofenzivën izraelite dhe informimin e mediave rreth aksioneve ushtarake.
“Ky është krim, por krim është edhe heshtja. Ju mediat keni marrë pjesë në krimin sepse nuk keni folur. Shkoni dhe shpërndajeni mesazhin”, tha Arafat.
Ndërkohë, kryeministri izraelit Ariel Sharon ka deklaruar se Izraeli nuk garanton se lideri palestinez Arafat do të mund të kthehet në Bregun Perëndimor, nëse udhëton në botën e jashtme.
“Ne nuk japim asnjë garancë, sepse në të kaluarën, gjithnjë kur Arafati largohej, kjo ishte shenjë e valës së terrorit”, tha kryeministri izraelit Sharon.
Pak çaste para heqjes së bllokadës ndaj selisë së Yasser Arafatit, trupat izraelite sërish kanë hyrë në qytetin Tulkarem në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG