Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dëshmoi në procesin gjyqësor të Sllobodan Millosheviqit dhe fajsoi ish presidentin jugosllav dhe Beogradin për shtypjen e shqiptarëve etnikë, nxitjen e luftës dhe për masakrat në Kosovë, që iu dha fund me fushatën e bombardimeve të NATO-s.
Duke iu përgjigjur në vijim një pyetje të Millosheviqit nëse mendon se ai peesonalisht dhe shqiptarët e Kosovës ishin shfrytëzuar si mjet për implementimin e vullnetit të fuqive Perëndimore, Rugova ka thënë se “nuk u shfrytëzuam e Fuqit e mëdha dhe bashkësia ndërkomëtare erdhën në mbrojtjen tonë dhe të drejtave njerëzore të popullit tonë dhe masakrat u bënë nga Beogradi dhe ju. Asnjë popull nuk mund të shfrytëzohet nga dikush tjetër. Kjo është e vërteta”,ka thënë Rugova,i cili do të pyetet kryq-e-tërthorë edhe 90 minuta ditën e hënë nga Millosheviq.
XS
SM
MD
LG