Ndërlidhjet

PARIS


Në tërë Francën sot u hapën vendvotimet për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilin kandinati i së djathtës ekstreme Jean Marie Le Pen e sfidon presidentin aktual Jacques Chirac.
Pritet që Chirac të rizgjidhet, ngaqë majtistët dhe djathtistët e moderuar e kanë formuar bllokun kundër kandidatit Le Pen.
Le Pen ka premtuar ta çlirojë Francën nga, siç e quajti, okupimi i korrupsionit, kurse gjatë fushatës u deklarua kundër Bashkimit Evropian dhe emigrantëve.
Zgjedhjet e sotme mbahen një muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
XS
SM
MD
LG