Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell tha se Shtetet e Bashkuara duan lidership të ri në Irak, madje edhe sikur presidenti Saddam Hussein të lejojë inspektorët e armatimit të Kombeve të Bashkuara që të vazhdojnë gjurmimin e armëve për zhdukje në masë.
Çështja e inspektorëve është e “veçantë dhe e ndryshme” nga pozicioni i Shtetve të Bashkuara për lidershipin irakian, tha Powell.
Ai tha më tutje se Shtetet e Bashkuara rezervojnë opsionin e tyre të bëjnë çfardo që besojnë se do të ishte e përshtatshme “që të shohin nëse atje mund të ketë ndryshim regjimi”.
Powell tha se politika e Shteteve të Bashkuara është se pamarrë parasysh se çfarë bëjnë inspektorët-populli i Irakut dhe populli i rajonit do të ndiheshin më mirë me regjim tjetër lloji në Bagdad.
Shtetet e Bashkuar akuzojnë Irakun për orvatje të rindërtimit të programit të tij të ndaluar për armatim dhe mbështetje të terrorizmit.
XS
SM
MD
LG