Ndërlidhjet

PRAGË


Liderët botërorë e kanë mirëpritur rizgjedhjen e djeshme të presidentit francez Jacque Chirac, i cili korri fitore të bindshme ndaj kandidatit të së djathtës ekstreme Jean-Marie Le Pen.
Chirac fitoi 82 % të votave, ndërsa Le Pen vetëm 18 %.
Kryeministri britanik Tony Blair e quajti rezultatin “fitore të demokracisë dhe disfatë të ekstremizmit të politikës neveritëse që përfaqësonte Le Pen”.
Kancelari gjerman Gehard Schroeder tha se Franca “pa ngurruar e ka flakur ekstremizmin”.
Italia tha se Franca e hodhi poshtë “racizmin dhe ksenofobinë”.
XS
SM
MD
LG