Ndërlidhjet

PRAGË


Liderët botërorë e kanë mirëpritur rizgjedhjen e djeshme të presidentit francez Jacque Chirac, i cili korri fitore të bindshme ndaj kandidatit të së djathtës ekstreme Jean-Marie Le Pen.
Chirac fitoi 82 % të votave, ndërsa Le Pen vetëm 18 %.
Chirac tha se Franca e zgjodhi “lirinë dhe shfaqi besimin në thirrjen universale dhe humaniste”.
Kryeministri britanik Tony Blair e quajti rezultatin “fitore të demokracisë dhe disfatë të ekstremizmit të politikës neveritëse që përfaqësonte Le Pen”.
Kancelari gjerman Gehard Schroeder tha se Franca “pa ngurruar e ka flakur ekstremizmin”.
Sot, kryeministri francez Lionel Jospin dhe qeveria e tij dhanë dorëheqje, për t’i mundësuar presidentit të rizgjedhur Jacques Chirac të emërtojë kryeministrin dhe kabinetin e ri.
XS
SM
MD
LG