Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, mbërriti në Uashington, ku nesër do t’i fillojë bisedimet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, George Bush.
Sharon tha se do të paraqesë atë që ai e quajti, “një plan serioz për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme” e ku aludohet për lidhje të udhëheqësit palestinez, Yasser Arafat me terrorizmin.
Negociatori palestinez, Saeb Erekat, i quajti akuzat “gënjeshtra, falsifikime dhe trillime”.
Dje sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, tha se Uashingtoni do të kërkojë nga Sharoni të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve në territoret palestineze.
XS
SM
MD
LG