Ndërlidhjet

HAGË


Pas mbledhjes me anëtarët e partisë politike, anti-imigrante të Pik Fortuyn që u vra dje afër Amsterdamit, si dhe partive tjera, kryeministri holandez Wim Kuk shpalli se zgjedhjet e përgjithëshme do të mbahen në 15 maj, ashtu si ishin caktuar.
Duke komentuar vrasjen, kryeministri holandez, ka thënë: “Jam i tronditur. Kjo është shumë tragjike për të gjith ne, për vendin tonë dhe për rendin tonë demokratik”.
Policia njoftoi se ka arrestuar një të dyshuar holandez për sulmin, por akoma nuk dihen motivet e vrasjes së politikanit holandez.
XS
SM
MD
LG