Ndërlidhjet

MYNIH


Kancelari gjerman Gerhard Schroder, bashkë me një delegacion afaristësh sot udhëtoi në Kabul, që me qeverinë e përkohshme të Afganistanit të diskutojë rindërtimin e vendit pas luftës.
Schroeder do të vizitojë akademinë policore ku ekspertët gjermanë i stërvitin 25 mijë policët lokalë.
Në delegacion merr pjesë edhe ish ylli i futbollit Franz Beckenbauer, i cili do të inaugurojë stadiumin në Kabul.
Në Afganistan, në kohën e regjimit të talibanëve, futbolli ishte i ndaluar.
XS
SM
MD
LG