Ndërlidhjet

HAGË


Sot vazhdoi gjykimi i ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, të akuzuar për gjenocid dhe krime të luftës në Kosovë.
Dëshmitari Osman Thaçi nga fshati Demjan i Gjakovës, tha se me sytë e tij kishte parë se si forcat serbe, para mijëra refugjatëve kishin vrarë 17 civilë, dhe pastaj kishin dhunuar mbi 50 gra shqiptare.
Osman Thaçi tha se refugjatët më pas ishin detyruar të nisen drejt kufirit me Shqipërinë, ku u janë marrë të gjitha dokumentat e identifikimit.
Dëshmitarët tjerë rrëfyen edhe për plaçkitje të njerëzve dhe shtëpive, të cilave më pas forcat serbe u kishin vënë zjarrin.
XS
SM
MD
LG