Ndërlidhjet

UASHINGTON


Përkundër sulmeve terroriste në Lindjen e Mesme, procesi paqësor duhet të ecë përpara, tha sekretari i shtetit Colin Powell, pas takimit me ministrin e Jashtëm britanik Jack Straw.
“Pavarësisht se sa operacione luftarake po zhvillohen apo sa bomba vetëvrasëse kanë shpërthyer, në fund ne duhet ta gjejmë zgjidhjen politike”, tha Powell.
Administrata e presidentit Bush do të vazhdojë t’i shtyjë liderët arabë, palestinezët dhe izraelitët që të punojnë për ti dhënë fund dhunës, tha sekretari i shtetit.
Ministri britanik Straw tha se palët e involvuara në procesin paqësor duhet të bisedojnë me Arafatin, sepse ai është lideri i popullit palestinez, dhe anashkalimi i tij do të ishte gabim.
XS
SM
MD
LG