Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka kërkuar nga kryeministri i Izraelit Ariel Sharon “të mos e harrojë” vizionin për paqen me palestinezët.
Bush gjithashtu e mirëpriti thirrjen e djeshme të liderit palestinez Yasser Arafat drejtuar shërbimeve të sigurimit për të parandaluar sulmet kundër civilëve izraelitë.
Megjithatë, Bush shfaqi shpresën se fjalët e Arafatit do të përcjellen me vepra.
“Isha i kënaqur kur e lexova përkthimin e thirrjes së tij kundër terrorit në gjuhën arabe. Unë e lexova vetëm përkthimin në anglishte, dhe isha shumë i kënaqur nga ai. Mendova se kjo ishte shenjë jashtzakonisht e mirë. Por, shpresoj se fjalët e tij do të përcjellen nga aksionet kundër terrorizmit”, tha presidenti George Bush.
XS
SM
MD
LG