Ndërlidhjet

HAGË


Ish Kapiteni i ushtrisë jugosllave, Nik Peraj, në deklaratën me shkrim në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës për krime lufte ka dëshmuar se ushtria jugosllave, polocia dhe formacionet paramilitare, nga fundi i prillit të vitit 1999, zbatuan operacionin e planifikuar të dëbimit të popullsisë nga rrethina e Gjakovës, duke përfshirë edhe vrasjet masive në fshatrat Meja dhe Korenicë.
Ish kapiteni Peraj thotë në deklaratën e tij se personalisht ka qenë i pranishëm në mbledhjen ku është vendosur për operacionin gjatë të cilit policia dhe paramilitarët serbë siç, thotë, bën “masakër” ndaj popullatës së atjeshme.
XS
SM
MD
LG