Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin e quajti “akt terrorist” shpërthimin që la të vdekur 29 persona e mbi 100 të plagosur në republikën jugore të Dagestanit, nga një minë e dirigjuar, derisa atje kremtohej 57 vjetori i fitores së forcave Aleate mbi Gjermanin Nayiste.
“Krimet dhe shkalla e mizorive të llojit të këtillë, mund të shkatojnë shumë emocione, por këto nuk duhet të pengojnë punën e hetimeve objektive të këtij krimi dhe zbulimin e ndëshkimin e kriminelëve sa më parë që është e mundur”, tha Vlladimir Putin.
Ministria ruse për situata emergjente tha se nga shpërthimi që ndodhi në Kaspiisk, u vranë 15 ushtarë,12 fëmijë dhe dy civilë të tjerë ,por numri i viktimave rritet sepse shumë morën plagë serioze.
Vlladimir Putin, gjatë defilesë ushtarke në Moskë tha se terrorizmi ndërkombëtar në shekullin 21 është “është i rrezikëshëm sikurse Nazizmi” gjatë Luftës së dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG