Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri , Tony Blair tha në parlament se Britania është e gatëshme që të mbështesë dhe vëzhgojë palestinezët në mposhtjen e sulmeve militante kundër Izraelit dhe vendosjen e aparatit të vërtetë të sigurisë.
“Jemi të gatshëm që të punojmë me Autoritetin palestinez në mënyrën që është e mundëshme me qëllim të bërjes së sigurtë se kanë aparatin e vërtetë të sigurisë që u nevojitet dhe që kontrollohet nëpërmjet Autoritetit palestinez, sepse nuk mund të kemi situata kur sa herë që duket se ka disa shpresa për progres politik, ky progres menjëherë çrregullohet me sulm terrorist”, ka thënë kryeministri Blair.

BAZA AJRORE BAGRAM/AFGANISTAN
Komandanti i forcave britanike në Afganistan, Roger Lane ka deklaruar se lufta e forcave të koalicionit kundër luftëtarëve al Kaidas dhe talibanë brenda Afganistanit “thuaja ka përfunduar” dhe ajo luftë është fituar.
I pyteur lidhur me këto komente, sekretari amerikan i Mbrojtjes , Donald Rumsfeld ka thënë se forcat e koalicionit kanë disa punë për ti kompletuar në Afganistan, përfshirë edhe ndihmën për stabilizimin e qeverisë kalimtare dhe përforcimin e kufijve. Rumsfeld ka thënë se nuk ka plane për të shpallur datën e fundit të operacioneve të koalicionit.
XS
SM
MD
LG