Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin e quajti “akt terrorist” shpërthimin që la të vdekur 32 persona dhe rreth 150 të plagosur në republikën jugore të Dagestanit, derisa atje kremtohej 57 vjetori i fitores së forcave Aleate mbi Gjermaninë Naziste.
“Krimet dhe shkalla e mizorive të llojit të këtillë, mund të shkaktojë shum emocione, por këto nuk duhet të pengojnë punën e hetimeve objektive të këtij krimi dhe zbulimin e ndëshkimin e kriminelëve sa më parë që është e mundur”, tha Putin.
Zëdhënësi i munistrisë së Brendëshme të Dagestanit tha se në mesin e të vrarëve 15 janë ushtarë kurse 12 fëmijë.
Stejtdepartmenti amerikan e dënoi këte shpërthim në Dagestan, që duket të jetë terrorizëm, siç tha zëdhënësi Richard Baucher.
XS
SM
MD
LG