Ndërlidhjet

HAVANË


Presidenti i Kubës, Fidel Kastro ka mohuar akuzat e fundit të Shteteve të Bashkuara se orvatet të zhvillojë armë biologjike, duke thënë se vendi i tij kurrë nuk ka patur programe për zhvillimin e armëve bërthamore, kimike apo biologjike.
Nënsekretari amerikan i shtetit, John Bolton të hënën e kaluar akuzoi Kubën, bashkë me Sirinë dhe Libinë, se punojnë që të zhvillojnë armë për zhdukje në masë , në veçanti ato bilogjike.
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kubën për ndërlikim në terrorizëm ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG